Politikë

Ndëshkimi i deputetëve, Meta: Agresion ndaj opozitës, aksioni opozitar nuk ka ndaluar

Shkruar nga Liberale

Ndëshkimi i deputetëve, Meta: Agresion ndaj opozitës, aksioni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideron një agresion ndaj opozitës, vendimin e Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji dhe me 10 ditë për 18 deputetë të tjerë të opozitës.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Meta u shpreh se ndëshkimet ndaj deputetëve opozitarë, bëhet për shkak se mazhoranca ka tmerr nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.

Sipas Metës, aksioni opozitar nuk ka ndaluar.

“Nuk mund të flas në emër të të gjithë opozitës. Opozita është në një dinamikë të vazhdueshme. Ne, ditën e enjte do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë dhe do të shprehim vlerësimet tona lidhur me situatën në vend, por edhe me qasjen që opozita duhet të ketë për situatën aktuale. Aksioni opozitar nuk ka ndalur asgjëkundi. Ashpërsimi i masave ndëshkuese tërësisht të papranueshme dhe që tregojnë një degradim të këtij regjimi hibrid, regjimi autokratik, regjimi që ka tmerr nga fjala e lirë e opozitës, ka tmerr nga llogaridhënia, tregojnë se opozita ka qenë dhe është në aksion të vazhdueshëm ,ashtu siç është nën agresion të vazhdueshëm, që duhet ta përballojë me një qasje më gjithëpërfshirëse”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH