Politikë

Ndarja nga jeta e priftit arbëresh Atë Antonio Bellusci, Begaj: Puna e tij nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa jonë 2

Shkruar nga Liberale

Ndarja nga jeta e priftit arbëresh Atë Antonio Bellusci, Begaj: Puna e

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të Atë Antonio Bellusci, priftit arbëresh të Frasnitas në Arbërinë e Kalabrisë, misionar, intelektual dhe atdhetar i devotshëm.

Kreu i Shtetit i përcolli një telegram ngushëllimi ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Shkëlqesisë së Tij, Imzot Donato Oliverio.

“Sot, Eparkia e Lungros, komunitetet arbëreshe dhe i gjithë kombi shqiptar janë në zi për humbjen e ikonës albanologe, gazetar, shkrimtar, pedagog dhe etnolog, Atë Antonio Bellusci, një mbështetës i jashtëzakonshëm në mbrojtje të trashëgimisë kombëtare” – shkruan, ndër të tjera, Presidenti Begaj në telegramin e ngushëllimit.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës theksoi kontributin e At Antonios në njohjen e identitetit arbëresh, nxitjen e zhvillimit kulturor të komuniteteve ku ishte famulltar, si edhe punën kërkimore në dobi të përcjelljes së trashëgimisë kulturore arbëreshe.

“Atë Antonio Bellusci do të kujtohet përjetë nga secili prej nesh si një përbashkues i arbëreshëve dhe puna e tij nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa jonë”, – shkruan Presidenti i Republikës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH