Politikë

Ndarja e mandateve sipas qarqeve/ Një mandat i Korçës i shtohet Tiranës, 37 deputetë në kryeqytet

Shkruar nga Liberale

Ndarja e mandateve sipas qarqeve/ Një mandat i Korçës i shtohet

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve parlamentare më 11 Maj 2025, KQZ ka nxjerrë listën e ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Burimet raportojnë se Tiranës i është shtuar një mandat, duke çuar në numrin e përfaqësuesve në Kuvend në 37 nga 36 që ishte deri tani.

Ndërkohë, qarkut të Korçës i hiqet një mandat, duke e çuar numrin e përfaqësuesve në 10 mandate, nga 11 që kishte.

“Tiranës do t’i shtohet një mandat, ndërkohë Korçës, në këto zgjedhje pritet të prodhojë 10 mandate. Gjatë kësaj periudhe, KQZ do të ketë edhe rregullat për sa i përket fletëve të votimit. Do të kemi dy fletë votimi, një për ata që do të votojnë në Shqipëri dhe një për emigrantët.

Parashikohet që nga 1 Janari të nisë kontrolli për të gjitha aktivitetet që partitë politike do të kenë
“, raportojnë burimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH