Politikë

Ndahet nga jeta Fatmir Kumbaro, ish-diplomati dhe gazetari i njohur shqiptar

Shkruar nga Liberale

Ndahet nga jeta Fatmir Kumbaro, ish-diplomati dhe gazetari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare diplomati dhe gazetari i njohur shqiptar, Fatmir Kumbaro.

Ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste, si dhe drejtor në Radio Televizionin Shqiptar. Gjithashtu, Kumbaro ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Fatmir Kumbaro lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1948. I diplomuar për jurist ai kreu detyra të rëndësishme në fusha të ndryshme.

Gjithashtu Kumbaro ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës në fakultetin juridik, ishte gazetar në gazetën ‘Zëri i Popullit’, drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit në vitin 1991, më pas ambasador i Shqipërisë në Maqedoni e Bullgari dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kumbaro gjithashtu ka mbajtur dhe detyra të tjera të rëndësishme në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH