Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.
Deputetja e PL po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Rekurs në Gjykatën e Lartë dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, kryetari i PL, Ilir Meta.
Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.