Politikë

Monika Kryemadhi ankimon në Apel vendimin për masën e sigurisë, tre akuzat që rëndojnë mbi deputeten

Shkruar nga Liberale
Monika Kryemadhi ankimon në Apel vendimin për masën e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Kryemadhi e ka dorëzuar ankimim përmes postës të shtunën, ndërsa theksojmë se politikania po hetohet për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Ndërkohë pritet që Ish-presidenti Ilir Meta do ta dorëzojë këtë të hënë ankimimin kundër vendimit të arrestit me burg.

Kujtojmë që më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj ish-bashkëshortes së Ilir Metës, deputetes Monika Kryemadhi, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH