Politikë

Mirëkuptimi Rama-Berisha/ Tryezë për Reformën Zgjedhore? Niko Peleshi: Jam i hapur të takohem me Gazment Bardhin

Shkruar nga Liberale

Mirëkuptimi Rama-Berisha/ Tryezë për Reformën Zgjedhore?

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi është shprehur i gatshëm që të ulet në një tryezë takimi me Gazment Bardhi për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për gazetarët, Peleshi u shpreh se nëse ka diçka konkrete është gati, por deri tani nuk ka ndonjë propozim.

“Jam i hapur për takime me z.Bardhin dhe këdo tjetër, nëse ka diçka konkrete nëse na lejon koha, patjetër. Por për hir të së vërtetës nuk kemi një propozim konkret, ta shohim pasi ta marrim”, u tha ai gazetarëve.

Sa i takon vendimit që miratoi Kuvendi të enjten e kaluar për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, Peleshi u shpreh se nuk kishte një vendim grupi, por theksoi se votimi në Kuvend ishte vullnet i secilit deputet të PS-së.

“Ky mocion nuk përparon dot për shkak të votimit përgjithësisht abstenim por dhe kundër, që është shprehje e paqartësisë”, tha Peleshi duke shtuar se vendimi nuk kishte për synim kundërshtimin e Kushtetueses.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH