Politikë

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, 74 vota pro! 6 deputetë të opozitës votuan kundër, pjesa tjetër u largua

Shkruar nga Liberale

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, 74

Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro të mazhorancës ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. 

Grupi i Rithemelimit ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë nuk e mbështeti me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, por zgjodhën ta bojkotojnë votimin shumica e deputetëve opozitarë. 6 deputetë të opozitës që ishin në sallë votuan kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian ndërsa siç burime për Report Tv pohojnë kryetari i këtij komisioni pritet të jetë Fatmir Xhafaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH