Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën gjatë qëndrimit në New York u takua me dy yjet e America’s Got Talent Balla Brothers Brothers - Arnoldin dhe Artanin, të cilët sapo thyen për të dytën herë rekordin Guinness.
Gjatë bisedës me dy vëllezërit e talentuar shqiptarë ministri Balla tha se rekordin e tretë do ta thyejnë në Shqipëri.
“Me dy yjet e America’s Got Talent Balla Brothers Brothers - Arnoldin dhe Artanin, New York, të cilët sapo thyen për të dytën herë rekordin Guinness. Rekordin e tretë do ta thyejnë në Shqipëri”, shkruan Balla krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Balla në turin e tij në diasporë vijoi dje takime me djem dhe vajza profesionistë të spikatur në New York . Në videomesazhin e publikuar në rrjetin social facebook ministri Balla nuk e fsheh krenarinë për të rinjtë e talentuar shqiprarë në SHBA.
“Me djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare nga Shkodra deri në Vlorë, por dhe nga Kosova. Krenari e madhe të takohem në New York me djem dhe vajza të shkëlqyer, të cilët e bëjnë çdo ditë krenar Shqipërinë dhe shqiptarët me rezultatet që kanë arritur secili prej tyre në fushën e biznesit dhe në fusha të tjera. Krenar për Shqipërinë dhe për shqiptarët e Amerikës”, thekson ministri Balla.