Politikë

Ministri i Jashtëm grek ankohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në takimin me homologun austriak

Shkruar nga Liberale

Ministri i Jashtëm grek ankohet për Shqipërinë dhe

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, sulmoi Shkupin dhe Tiranën të mërkurën, gjatë një takimi me homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, në Athinë.

Gerapetritis paralajmëroi qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë se veprimet e tyre të fundit po rrezikojnë perspektivat e vendeve të tyre për integrim evropian.

“Veprimet që tregojnë tendenca irredentiste nuk ndihmojnë në rrugën drejt familjes evropiane,” tha ai. 

Gerapetritis nënvizoi shkeljet e fundit nga Maqedonia e Veriut të Marrëveshjes së Prespës dhe shprehu shqetësime për integritetin e regjistrimit të fundit të popullsisë në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e ligjit evropian.  Ndonëse me tone më të buta me Shqipërinë, çështja “Beleri” i mban të ndezura tensionet politike mes dy vendeve.

Në lidhje me marrëdhëniet me Austrinë, ministri i Jashtëm grek vuri në dukje lidhjet e forta dypalëshe mes dy vendeve, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të BE-së.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH