Politikë

Ministri Hoxha zyrtarizon largimin e Rrumbullakut, kush do të komandohet në krye të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Liberale

Ministri Hoxha zyrtarizon largimin e Rrumbullakut, kush do të komandohet

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar ditën e sotme një takim të rëndësishëm me krerët e  Policisë së Shtetit në qarqe si edhe ato në rrethe.

Ministri Hoxha zbardhi ndryshimet e rëndësishme në kupolën e Policisë së Shtetit. Gjatë mbledhjes së sotme u zyrtarizua edhe dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku.

Ervin Hoxha: Sot është dita për ta kaluar stafetën në një tjetër gjeneratë. Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga drejtori dhe të tjerët nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën për të mbështetur ngjitjen e trupës së policisë drejt majës në Shqipërinë e 2023.

Drejtuesit  e rinj të policisë së shtetit do të zgjdihen në javët në vijim. Ligji i ri i sapomiratuar i policisë së shtetit, është një platformë e shkëlqeyr për modernizimin e trupës tonë policore. Kam nxjerrë udhëzimin e fillimit të procedurave për përzgjedhjen e policisë së shtetit. Sokol Bizhga do të komandohet në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH