Politikë

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Estoni, takohet me zyrtarët e lartë të shtetit

Shkruar nga Liberale
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Estoni, takohet me zyrtarët e

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Estoni, ku ka takuar kryeministren Kaja Kallas, homologun e tij Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Hasani ka ndarë fotografi dhe detaje nga takimi, ku thotë se u diskutuan zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor e në rajonin e Balltikut dhe bashkëpunimi mes vendeve.

Ai gjithashtu i shprehu mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Postimi i Hasanit:

E nisa vizitën time të shkurtër në Estoni me takime produktive me Kryeministren Kaja Kallas, homologun tim Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetir të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.

Diskutuam zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Balltikut, duke u fokusuar në mënyrat e mundshme për të përmirësuar bashkëpunimin tonë dypalësh dhe shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare dhe si aleatë të NATO-s veçanërisht në fushat me interes të përbashkët duke përfshirë sigurinë, inovacionin, dixhitalizimin dhe teknologjinë.

Mirënjohje Estonisë për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH