Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka takuar sot ministrin e ri britanik në Tiranë, Nicholas Abbott.
Hasani ka ndarë një foto nga takimi i zhvilluar, ndërsa shkruan se vlerëson lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis dy vendeve.
Gjithashtu ministri theksoi se dy vendet do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Takimi i shkëlqyer sot me ambasadori në Tiranë. Ne vlerësojmë shumë lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona. Duke i uruar sukses në rolin e tij të ri, teksa presim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturës dhe për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri”, shkruan Hasani.