Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i Samitit të NATO-S në vitin 2027.
Kreu i qeverisë theksoi se dikur askush nuk e besonte që vendi jonë do të bënte një përim kaq të madh, por raporti jonë me botën ka ndryshuar.
Rama ka shtuar se do të vazhdojmë të forcojmë besimin e partnerëve tanë strategjikë.
“Ky respekt na bën sot të jemi vendi që do të mikëpres liderat e 44 vendeve europiane nga Suedia deri në në Ukrainë në samitin e komunitetit europian vitin e ardhëm.
Dhe roli i një tjetër ambasadori që e përcjell këtu si një shembull, dhe jo për ta veçuar nga të tjerët, por kjo gjë nga jep mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s në vitin 2027. Askush nuk e besonte që shqipëria do të bëhet një pikë referimi dhe aq shumë ka ndryshuar raporti i botës me ne dhe kjo fal një tjetër ambasadori që sot është minitër i jashtëm dhe jo rastësisht e kanë kërkuar për të kandiduar në OSBE.
Aleancat tona strategjike janë qartasi si drita e diellit dhe miqësitë tona janë të njohura dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë besimin e partnerëve tanë strategjikë. Dhe natyrisht duke qene këtu në qendër të Europës, dhe nuk është e lehtë për ne, fjala vjen ne jemi mes Turqisë dhe Greqisë dhe janë partnerët tanë strategjikë, bashkë me Italinë. Ne jemi një vend i vogël, por duhet të kuptojmë që duhet të rritemi dhe të kuptojmë rëndësinë tonë si vend."-tha Rama.