Politikë

Meta vizitë në Malin e Zi/ Takon Sekretarin e Përgjithshëm të DPS: Do të bashkëpunojmë në të mirë të popujve tanë!

Shkruar nga Liberale

Meta vizitë në Malin e Zi/ Takon Sekretarin e Përgjithshëm

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi.

Gjatë vizitës atje, Meta ka zhvilluar disa takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialisteve (DPS), ku ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, Aleksandar Bogdanovic.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se mes dy partive do të ketë një bashkëpunim, në interes të dy popujve.

Postimi i plotë i Metës: 

Shumë i lumtur të nis ditën në Mal të Zi, me takime në selinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), që ka një kontribut historik për arritjen e Pavarësisë, anëtarësimin në NATO dhe përshpejtimin e integrimit europian të këtij vendi fqinj, mik të vërtetë dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë.

Sot DPS është në opozitë por një gardiane e vendosur në mbrojtje të vlerave dhe rrugës së qartë europiane e euro-atlantike të Malit të Zi dhe në të ardhmen Partia e Lirisë do të ketë një bashkëpunim edhe më të madh në interes të të dy vendeve dhe popujve tanë.

E falenderova Sekretarin e Përgjithshëm të DPS, z.Aleksandar Bogdanoviç për pjesëmarrjen në Konventën historike të Partisë së Lirisë dhe jam besimplotë se nëpërmjet forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes forcave tona politike do të japim një kontribut të vyer për të garantuar prosperitetin e pandalshëm të Shqipërisë, Malit të Zi dhe të rajonit tonë.
I lumtur të dëgjoja prej tij vlerësimet më të larta për Konventën tonë dhe sidomos për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH