Politikë

Meta tregon kushtin e vetëm për të bashkëpunuar me Sali Berishën: Mos të bëjë kompromis! Kryemadhi jashtë liste (E PLOTË)

Shkruar nga Liberale

Meta tregon kushtin e vetëm për të bashkëpunuar me Sali

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot për raportet me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Ish-presidenti tha në një konferencë për gazetarët se opozita duhet të organizohet mirë, duke theksoi se PL po shkon drejt një rithemelimi.

“Vetë Rithemelimi i Partisë së Lirisë që do të ndodhë në konventën e ditës së shtunë është një reflektim për të përmirësuar të gjitha gabimet e deritanishme të funksionimit të vetëe Partisë së Lirisë.

Nëse ne ngremë shqetësimin se opozita ka pasur dobësi të theksuara në organizimin e saj, edhe për shkak të regjimit. Ne asnjëherë nuk e kemi përjashtuar veten tonë nga përgjegjësitë që kemi ne. Ne nuk duhet të ndalojmë asnjë sekondë përmirësimin e organizimit tonë në mënyrë që ta shembim këtë regjim të kalbur sa më parë.

Nuk ka vlerë të kesh një program të mirë, një ide, një vizion të mirë nëse nuk ke organizimin e duhru dhe perfekt por të ekzekutuar këtë ide dhe ne po shkojmë drejt Rithemelimit të një partie që ka 5 prioritete shumë të qarta që i shërbejnë gjithë shqiptarëve, gjithë vendit”, tha kreu i PL, Meta.

Ai tregoi edhe kushtin e vetëm për të bashkëpunuar sërish me Sali Berishën.

“Kushti i vetëm që Berisha të mos bëjë kompromis me parimet e tij dhe regjimin e Ramës. E përshendëes doktorin për qëndrimin e tij..besoj se ndryshimi do jetë shumë i fortë”, tha Meta.

Ai tha se gara është e hapur për të gjithë dhe kushdo është i ftuar të konkurojë, pavarësisht se Monika Kryemadhi është lënë jashtë Kryesisë së Partisë.

“Ne jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet. Në këtë konventë gara është e hapur për presidentin, meqenmëse është propozuar ndryhsuimi në statut për ndyrshimin e emërtimit të liderit të partisë. Gara është e hapur edhe për zv-presidentin. Kushdo ëhstë i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim. I nxis dhe i ftoj të gjithë të paraqesin kandidaturat e tyre”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi këtë të enjte anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare.

Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i cili është edhe Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar i PL  dhe me radhë zv. kryetari e dy nënkryetarët.

LISTA E PLOTË:

1. Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

2. Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)

3. Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

4. Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

5. Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

6. Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

7. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)8. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

9. Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë

13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH