Politikë

Meta thumbon sërish Kryemadhin: Mos u viktimizo, me nepotizëm nuk flasim për individë

Shkruar nga Liberale

Meta thumbon sërish Kryemadhin: Mos u viktimizo, me nepotizëm nuk

Kreu i PL, Ilir Meta ka thumbuar sërish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, gjatë një konference për mediat në Durrës. Meta theksoi se kur flet për nepotizëm nuk ka ndërmend asnjë individ, pavarësisht se dikujt i pëlqen të viktimizohet.

Sipas tij nepotizmi ka dëmtuar PL-në gjatë viteve të fundit, prandaj duhet luftuar nëse duan të vijnë në pushtet.

Kur flasim për nepotizëm në PL nuk flasim për asnjë individ, se ka ndonjë që do të viktimizohet. Ne flasim për një parti model, sot në opozitë nesër në qeveri, se ne jemi ndryshe, se kemi bërë gabime të mëdha, jo vetëm në djegien e mandateve por edhe për shkak të nepotizmit. Ne e dimë se nepotizmi është një fenomen i frikshëm për shoqërinë tonë, vetëm për një familje në prokurori janë 7 anëtarë. NË dogana dhe tatime janë 500 raste nepotike. Pastaj se sa janë në të gjithë sistemin tjetër e dinë të gjithë shqiptarët, prandaj është niveli i të ardhurave më pak se para 20 viteve. Nga viti 2 mijë deri në 2013, kur ka ardhur Rilindja ritmi i rritjes së pensioneve është shumë më i lartë, pas këtij viti ju është dhënë prioritet oligarkëve”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH