Një ditë pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të Republikës, i cili po hetohet për korrupsion dhe fshehja pasurie, Ilir Meta i është drejtuar me një thirrje anëtarëve të Partisë së Lirisë dhe atyre që i quan si shqiptarët patriotë, që të nisin protestat paqësore para godinës së SPAK.
Sipas Metës protestat duhet të zhvillohen për të denoncuar ato që ai i quan manipulime skandaloze të Prokurorisë së Posaçme në dosjen kundër tij si dhe për të denoncuar aferat e kryeministrit Edi Rama për të cilat thotë se SPAK nuk po i heton.
“Të nisin protestat paqesore periodike para SPAK per te denoncuar te gjitha manipulimet skandaloze te tyre ne dosjen kunder meje dhe per te denoncuar aferat skandaloze te Edi Rames qe SPAK nuk i heton”, thuhet në letrën që u bë publike nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.