Politikë

Meta reciton vargjet e Naim Frashërit në mes të natyrës: Shqipëri o jetë gjatë...për ty do të luftojmë derisa të të trashëgojmë!

Shkruar nga Liberale

Meta reciton vargjet e Naim Frashërit në mes të

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me aktivitet fizik, duke bërë ecje në natyrë. 

E teksa është duke bërë ecje, Meta është ndalur në një moment dhe ka recituar vargjet e poetit të mirënjohur shqiptar, Naim Frashëri.

“Shqipëri o jetë gjatë, ty të kemi mëm e atë dhe për ty do të luftojmë derisa të të trashëgojmë”, janë vargjet e poetit të shquar, që i reciton Meta.

Videon ai e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, teksa shkruan:

“Me këto vargje frymëzuese të poetit tonë të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Tij të lindjes.

Herën tjetër mezi pres t’ju përshëndes me vargje të Naimit nga “Bredhi i Hotovës”!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH