Politikë

Meta paralajmëron: Nga 1 Nëntori do të rritet çmimi i bukës dhe energjisë!

Shkruar nga Liberale
Meta paralajmëron: Nga 1 Nëntori do të rritet çmimi i

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar si një tallje të qeverisë me pensionistët indeksimin me 4.1% të pensioneve, kur çmimi i bukës sipas tij do të rritet me 15 %.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”.

Gjithashtu Meta ka shpalosur në 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, ku ndër to është dyfishimi i pensioneve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH