Politikë

Meta kundër GJKKO, për Berishën: Izolimi i liderit të opozitës, ‘këmbanë alarmi’ për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari

Shkruar nga Liberale
Meta kundër GJKKO, për Berishën: Izolimi i liderit të

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për vendosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha nën masën arrest shtëpiak.

Meta u shpreh se vendimi i sotëm është një akt ekstrem i Edi Ramës për eliminimin e opozitës.
Sipas tij “izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës” është kambanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari.

“Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës.”

“Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”, u shpreh Meta

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH