Politikë

Meta: Kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ja 5 prioritetet e Partisë së Lirisë

Shkruar nga Liberale

Meta: Kemi pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ja 5

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se Partia ka një program ambicioz me 5 prioritete me qëllim kthimin e 4 mln shqiptarëve.

Në fjalën e tij Meta t u shpreh se vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa qeveria ka rritur borxhin publik. Ish-presidenti theksoi se kostoja e jetesës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve.

Mes të tjerash presidenti i PL, u ndal edhe te 5 prioritetet, nga ndalimi i shpopullimit te rritja e pensioneve dh e pagave.

“Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi ë arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqëria dhe ulja e kostos së jetës, Shqipëria fuqi eksportuese. Programi i PL është ambicioz, realist.

Sot vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta. Paga mesatare është 1.5 herë me e ulët se në Bosnje dhe Maqedoni, 1.6 herë më e ulët se në serbi dhe Mal të zi. Masa e pensionit është dy herë me e ulët në Kosovë, a ka logjikë kjo. Pensioni 2.1 herë me i ulët se në Maqedoni.

Qeveria e Rilindjes ka shtuar barrën e borxhit, është rritur kosto e jetesës nga rritja  e çmimeve, veçanërisht nga rritja e çmimeve ushqimore dhe apartamenteve. 50 mijë apartamente bosh, çmimet i dini ju, sa ka vajt qiraja në Astir. Jemi parti e 5 prioriteteve për 4 mln shqiptarë plus. Angazhohemi që në mandatin e parë qeverisë të dyfishojë pagat e punonjësve, mësuesve, të mjekëve dh e infermierëve dhe i kemi të gjitha mundësitë.", u shpreh Meta. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH