Politikë

"Meta e Monika rrezikojnë të arrestohen", deklarata e fortë e Karamuços: SPAK nuk të fal

Shkruar nga Liberale

"Meta e Monika rrezikojnë të arrestohen", deklarata e

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak.

Gjatë intervistës Karamuço u shpreh se nëse akuzat për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin provohen, atëherë sipas tij dënohen të dy.

Pjesë nga biseda në studio:

Ermal Vija: A rrezikon apo jo duhet ta thotë Prokuroria. Unë mund të them që hetimet janë duke u mbyllur. Kryemadhi ka shkuar dhe vetë e ka kërkuar celularin që i është sekuestruar.

Për zotin Meta janë të drejtpërdrejta veprimet hetimore qoftë edhe nëse do të ketë masa shtrënguese. Ndërsa zonja Kryemadhi në rast se do të ndodhë ka një procedura më të gjatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH