Politikë

Meta: Dëshira për të më arrestuar është e armiqve të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

Meta: Dëshira për të më arrestuar është e armiqve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse i është afruar azil politik në Hungari.

“Ilir Meta, nuk ka arsye të kërkoj azil politik”- tha Meta për Fax News. Ai shtoi se “dëshira për të më arrestuar mua, është e armiqve të Shqipërisë”.

Gjatë intervistës, Meta tha se SPAK “nuk guxon asnjëherë ti përmendë emrin Edi Ramës në çështjen e inceneratorëve”.

Duke u ndalur te koalicioni me Edi Rama gjatë periudhës 2013-2017, kreu i Partisë Lirisë tha: “Ilir Meta kur ishte Kryetar Parlamenti, i prishte shumë punë Edi Ramës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH