Politikë

Merr vendin e Arben Ahmetajt në Kuvend, Plarent Ndreca konfirmon mandatin e deputetit: Jam i nderuar!

Shkruar nga Liberale
Merr vendin e Arben Ahmetajt në Kuvend, Plarent Ndreca konfirmon mandatin e

Në arrati prej më shumë se 6 muajsh, mandatin e deputetit Arben Ahmetaj do ta marrë juristi Plarent Ndreca, i cili pohon se është i nderuar që të marrë këtë detyrë.

‘Patjetër që do e pranoj, i nderuar që mund të jem në atë detyrë!’- tha Ndreca për Report Tv.

Mandati i kaloi Ndrecës, pas refuzimit që i bëri Dallëndyshe Bici, aktualisht në krye të Kadastrës, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt.

Sakaq, në një letër dërguar sot (11 janar) Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bici informoi kryekomisonerin Ilirjan Celibashi se nuk do të vijojë procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Shkak për këtë nënvizon Bici, është bërë ‘angazhimi i saj në detyrën funksionale që u ushtron aktualisht në institucionin qendror’. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet, pas Dallëndyshe Bicit, mandati i kaloni juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Pas mbi 6 muajsh në arrati, në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Arben Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë për herë të fundit në Kuvend më 6 korrik 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH