Politikë

MEDIAT greke “jehonë” takimit të kryeministrit Rama në Selanik

Shkruar nga Liberale

MEDIAT greke “jehonë” takimit të kryeministrit Rama

Vizita dhe tubimi i kryeminisitrit Edi Rama në Selanik me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon të Greqisë nuk është pritur mirë nga një grup ekstremistësh grek, të cilët kanë protestuar në rrugët përballë vendit ku zhvillua eventi.

Mediat në vendin fqinj i kanë bërë një jehohë takimit të Ramës, masave të rrepta që ishin ndërmarrë për të garantuar mbarë vajtjen e tij, por edhe të protestës që disa militantë të grupeve të ekstremit të djathtë në Greqi kanë zhvilluar.

Protestuesit që qëndruan në rrugën që përshkoi eskorta e kryeministrit shqiptar kanë brohoritur slogane “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifa është gjallë, ti na drejton”, ndërsa në makina lanë fletushka me foton e grekut nga Vorio-Epiri, ku thuhej se ai ishte vrarë nga shteti shqiptar.

Përveç kësaj, në këtë vizitë në Greqi, kryeministrin Rama e pritën me protesta edhe disa dhjetra militant të opozitës që qendruan në hyrje të sallës ku u zhvillua takimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH