Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentit të një ndjekësi në Facebook, i cili i kërkoi që qeveria të bëjë më shumë për pensionistët dhe ujin e pijshëm në Shqipëri.
Rama iu përgjigj ndjekësit duke thënë se qeveria e Partisë Socialiste është e vetmja qeveri që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për pensionistët, ndërsa theksoi se do të vazhdojë mbështetja për pensionistët, duke thënë se praktika e dy bonuseve do të vazhdojë të aplikohet edhe në vitet në vijim.
Rama nuk la pa ironizuar opozitën, duke thënë se kundërshtarët e tij premtojnë “qilima fluturues për pensionistët si Sudja dhe Xhaferri”.
Në fund kryeministri theksoi se Shqipëria nuk ka pasur qeveri më të mirë se e PS dhe as nuk do të ketë për të paktën 10 vitet e ardhshme.
Komenti: Të lumtur zoti kryeministër, avash po e rregullon Shqipërinë. Por me ujin e pijshëm dhe pensionet nuk po punon mirë. Vendosi një vëmendje më të madhe këtu dy çështjeve kryesore për popullin dhe pensinistët, respektoi më shumë..
Përgjigja e Ramës: E mira nuk ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë tyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit nuk lahet kurrë.
Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS. Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit të ketë një pension të konsiderueshëm më të lartë se kush ka dalë më parë, është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për vitin e ri dhe do t’u japë për herë të parë një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajë dy bonuse në vijim. Këto janë fakte, kujdesin e vazhdueshëm të pensionistëve me të cilët ne do ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja tani më e pandalshme e ekonomisë.
Të tjerët ata që nuk kanë, as nuk do kenë asgjë në dorë që nga një katran i madh ..te ca katranë të vegjël të pacipë dhe pa nishan ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, qilima si trashëgimtarë të denjë të politikës ekonomike të Sudes dhe të Xhaferrit. Por mos ta harrojë askush dhe shumë pensionistë nuk e harrojnë se kush e bëri Shqipërinë lesh e li e dyta e dinë aritmetikën me mirë se sa lulateri dhe e treta e kanë më të qartë se kush do tjetër se ne nuk jemi më të mirët dhe më të mirë se ne ky vend as nuk ka pasur as nuk gjen dot dhe për 10 vite të mira pa diskutim.