Politikë

"Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin profesional", ultimatumi i Ramës për biznesmenët

Shkruar nga Liberale
"Me hir apo pa hir, sipërmarrjet do financojnë për arsimin

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se së shpejti sipërmarrjet private do ofrojnë trajnime profesionale për të rinjtë. Rama tha se sipërmarrjet do plotësojnë detyrime dhe trajnimet profesionale do i kryejnë sipas nivelit të të ardhurave, por kryeministri nuk dha më shumë detaje.

Ndërkohë, kreu i qeverisë paralajmëroi sipërmarrjet që duhet të investojnë për arsimin profesional, duke thënë se shpreson që të gjejë mirëkuptimin e tyre, ose në të kundërt do i detyrojë me ndryshime ligjore.

“Me një tjetër financim në qershor do mbulojmë nevojën për rindërtimin dhe rikualifikimin e shkollave dhe konvikteve të arsimit profesional. Një territor me kushte optimale. Në mënyrë që kur prindërit t’ia besojnë fëmijët shkollës së arsimit profesional, fëmija të rrijë me shokët në një strukturë që të plotësojë nevojat jo vetëm për mësim, ushqim, fjetje dhe aktivitete të tjera. Kthimi i arsimit profesional në trend të ri është patjetër domosdoshmëri dhe obketivi ynë, që do bëhet i mundur nëse sipërmarrjet do e kuptojë dhe do reagojë për nevojën që të financojë. Dhe të plotësojë detyrime që do i vendosim sipas nivelit të të ardhurave për trajnime profesionale për veten dhe të tjerët. Se në sistem të hapur ekonomik, krijimi i zinxhir të shëndetshëm sjell përfitime për të gjithë.

Do rrisim investimet publike në arsimin profesional, mbështetjen nga buxheti i shtetit dhe do u kërkojmë kompanive me hir, shpresoj që s’do jetë nevoja që pahiri i ligjit ta bëjë këtë punë, që të përfshihen në financimit e arsimit profesional”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH