Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë pak momente më parë nga banesa e tij dhe është shoqëruar nga policia drejt Prokurorisë së Posaçme. Ai u nis me makinën e tij tip ‘Benz’ dhe 2 makina policie e shoqëruan.
Para pallatit të tij ishin mbledhur gazetarët, të cilëve Berisha iu drejtua me fjalët: "Beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon”.
"Jam këtu për të përfaqësuar ju dhe shqiptarët, pluralizimin dhe PD. Jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë. Ne do fitojmë, fitore.", shtoi ai më tej.
Gjithashtu në mbështetje të tij kanë shkuar dhe deputetë të opozitës.
Theksojmë se kjo është hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për aferën e privatizimit të kompleksit "Partizani", pasi më herët ai nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.