Politikë

Me 76 vota pro, miratohet rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS, Agron Shehaj e Dashnor Sula votojnë kundër

Shkruar nga Liberale

Me 76 vota pro, miratohet rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS, Agron

Rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste është miratuar me 76 vota pro në Kuvend.

Po ashtu Rezoluta mori dy vota kundër, të cilët ishin deputetët Agron Shehaj e Dashnor Sula dhe asnjë abstenim.

Kjo rezolutë është kundërshtuar nga opozita, të cilët kanë deklaruar se është një tallje nga ana e qeverisë, e cila ka 11 vite në pushtet.

Më herët përfaqësues të Rithemelimit deklaruan se nuk mund të fshihet korrupsioni i qeverisë së kryeministrit Edi Rama përmes një rezolute.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH