Politikë

Mbyllet Asambleja e PS-së, Rama pas mbledhjes: Jam i pakënaqur me çdo gjë… sepse synoj një fitore tjetër shembullore!

Shkruar nga Liberale
Mbyllet Asambleja e PS-së, Rama pas mbledhjes: Jam i pakënaqur me

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS.

Rama, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste dha një deklaratë për media.

“Nga 15 prilli do të përgatitemi për zgjedhjet. Jemi në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë proceseve zgjedhore.”

“Kemi konstatuar që në këtë proces kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS, ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me të gjithë anëtarët, duke pasur parasysh lëvizjet demografike.”

“Nuk jemi nxituar me anëtarësimet. Unë kam pakënaqësi me çdo gjë që bëj vetë dhe PS, kjo pakënaqësi më ka çuar përpara dhe shyqyr që e kemi dhe bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për unitetin e partisë dhe rrezikun e përçarjes. "Nuk e di çfarë ka rrjedhur, ne dëgjonim shiun që binte me furi por nuk rrodhi gjë brenda. Ne kemi bërë një mbeldhje të gjatë me diskutime të shumta me shumë anëtarë, mbledhje pune dhe në një mbledhje pune ka ballafaqime me fakte, opinione të mbledhura në një process shumë kapilar që kemi nisur, shqetësimë që vijnë, zgjedhës që e kanë votuar ose jo PS."

"Nëse mund të flasim për kritika do të thosha që ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku duke nisur nga unë, mos i besoni shumë mënyrës së si rrjedhin gjërat që duhen verifikuar në burim, jam këtu bashkë me sekretarin e përgjithshëm, jemi shumë të kënaqur sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh, kemi miratuar planin e veprimit 15 shkurt-15 mars, kur fillojnë zgjedhet në organizatën tonë. Për të parë ecurinë e procesit që zhvillohet gjatë këtij muaji, do të hyjnmë në process, 15 prill përfundojnë zgjedhjet 1 anëtar një votë në kongres në muajin qershor, jemi sipas parashikimeve në funksion të objektivit që zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren gjatë këtij procesi" theksoi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH