Politikë

"Mbushni xhepat me gurë, kjo qeveri po na shkel", aktori Mehdi Malkaj në protestën para bashkisë Tiranë

Shkruar nga Liberale

"Mbushni xhepat me gurë, kjo qeveri po na shkel", aktori Mehdi

Nuk kanë munguar thirrjet për të nxitur dhunë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Aktori Mehdi Malkaj teksa foli për martesën e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, tha se ka ardhur koha që të mbushin xhepat me gurë.

"Policët janë në mbrojtje të çiftit të lezbikeve. Turp i madh që u bë një martesë lezbike. Njëra kishte një fëmijë në dorë. Kryeministri na shkel me këmbë dhe ne nuk ngrihemi.

Ka ardhur koha të mbushim xhepat me gurë. Mbushni xhepat me gurë kur të vini këtu. Jemi bërë populli më qesharak në botë.

Përmes jush të bëjmë të ndërgjegjshëm popullin. Ne durojmë shumë por nuk është trimëri të durosh".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH