Politikë

Marshimi i PD në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot vendi nën një dikaturë të re

Shkruar nga Liberale
Marshimi i PD në Ditën e Rinisë, Berisha: Sot vendi nën

“Lindëm në Demokraci, jetojmë në diktaturë”. Kështu nisi sot marshimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike nga “Qyteti Studenti” drejt kryeministrisë.

Në marshim ishte dhe kreu i PD Sali Berisha. Ai nderoi studentët e Dhjetorit ‘90, ndërkohë që theksoi se sot jetojmë në kushtet e një diktature të re.

“Sot nderojmë këtë ngjarje të madhe në kushte e një diktature të re në të cilën të gjitha puishtetet janë në dorë të një njeriu, të një antishqiptari që nuk njeh as kod e as moral”, tha Berisha.

Ai u shpreh se demokratët janë të sigurtë në fitore në zgjedhjet e 11 Majit dhe sipas tij PD do të pastrojë Shqipërinë.

Pas fjalimeve në “Qytetin Studenti” Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi marshimin drejt Kryeministrisë, për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.

Shqipëria kujton sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së saj kur 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë në vend.

Më 8 Dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të protestave që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH