Politikë

“Marrëveshja PS-Rithemelimi në Tiranë, tymi plasi në Sazan”, deputeti demokrat: Të bëjmë sikur s'ka ndodhur asgjë...?!

Shkruar nga Liberale

“Marrëveshja PS-Rithemelimi në Tiranë, tymi plasi në

Është mbledhur këtë të hënë, pas pesë muajsh Komisioni i Ligjeve me prani fizike të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. 

Deputeti demokrat, Dashnor Sula e cilësoi marrëveshjen opozitë-mazorancë si  "fake" dhe sipas tij nuk mund të fshihet historia e dhunshme e këtyre pesë muajve.

"Të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë në 5 muaj dhe në 18 mars të vijmë këtu e të themi të fshijmë historinë, kur kanë ndodhur shumë gjëra shumë të rënda në cenimin e demokracisë për funksionimin e Parlamentit….

Do mundohem të bëj të qartë që ky kthim në normalitet është diçka që duhet të kishte ndodhur që vitin e kaluar, por mazhoranca me dhunë e kokëfortësi nuk e mundësoi.
Marrëveshja opozitë-Mazhorancë është fake i pastër. Carë marrëveshje keni arritur? Atë që i takon opozitës me Rregullore? Opozita kërkoi komisionet. Mazhoranca bëri atë që nuk mund ta bënte dikush tjetër, ndryshoi ligjin për komisionet hetimore.

Ky është një normalitet i rremë. Në 5 muaj kanë kaluar ligje pa debat, përfshirë edhe buxhetin. Mund të thoni ishim në kushte të detyrueshme,. Shkaku i situatës ishit ju që me sjellje të dhunshme bëtë atë që bëtë.", tha  deputeti Sula. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH