Politikë

Marrëveshja PS-Rithemelimi, Açka: Shënjestra e vërtetë është SPAK, po amnistohet Rama

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja PS-Rithemelimi, Açka: Shënjestra e

Marrëveshja e arritur ditën e sotme mes PS dhe Rithemelimit ku palët kanë rënë dakord për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga demokratët.

Mësohet se është rënë dakord për komisionet hetimore, mbi TIMS dhe për koncensionet e dhëna në sektorin e Shëndetësisë.

Ndërkohë e vetmja që ka kundërshtuar këtë marrëveshje brenda Konferencës së Kryetarëve ka qenë kryetarja e grupit parlamentar të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, Flutura Açka. E pyetur nga gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri, se çfarë ndodhi brenda mbledhjes, Açka ka theksuar se gjithçka ishte e paravendosur.

Sipas Açkës gjithë kjo bujari e socialistëve për Rithemelimin, ka si qëllim votat për bllokimin e Reformës në Drejtësi.

Sipas saj nëse Rithemelimi do t’i japë “OK” socialistëve për të shënjestruar SPAK, atëherë kjo do ishtet fatale për vetë opozitën, pasi i pari që amnistohet do të ishte Edi Rama.

Olta Blaceri: Ju lutem më ndihmoni me qëndrimin tuaj në konferencën e kryetarëve?

Açka: Më ç’pashë ishin marrë vesh më parë, pasi oferta bujare vinte nga vetë socialistët. U la që nesër të vendoset për cilët komisione, nga dy që do të jepen. Druaj se është parathënia e bllokimit të Reformës në Drejtësi, për të ruajtur status quone dhe me shënjestër të largët (por shumë të afërt SPAK dhe reformën në drejtësi). E them këtë për shkak të fshehtësisë s’ë negociatave. Nëse shkohet drejt kësaj, do të jetë fatale për vetë opozitën që do të amnistojë Ramën të parin. U tha që parlamenti nuk ka funksionuar. Pyetja që bëra: Po me ligjet që kaluan pa diskutim, ligjet që kaluam pa kuorum, çfarë do të bëhet? Nuk mora përgjigje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH