Politikë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët kalon sot në Kuvend, PS tërheq "Aministinë", opozita paralajmëroi se nuk e voton

Shkruar nga Liberale

Marrëveshja me Italinë për emigrantët kalon sot në

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, e cila mori dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese më 19 Shkurt do të shkojë në Kuvend për t'u votuar.

Ndërkohë PS ka tërhequr nga votimi sot në parlament projektligjin për amnistinë penale, për shkak të përplasjeve me opozitën.

Amnistia gjatë ditëve të fundit është bërë shkak përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të një amendamenti që përfshihet ulje dënimi edhe për persona të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre e korrupsion.

Ditën e djeshme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediet u shpreh se PD nuk do të shkojë në seancën e sotme plenare dhe as nuk do ta votojnë ligjin për Amnistinë.

“PD nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal e korruptiv që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar. Kjo është përpjekja më skandaloze në 33 vite për të nxjerrë nga përgjegjësia penale zyrtarët e korruptuar”, tha Basha një ditë më parë. 

Ndërkohë Rithemelimi ka paralajmëruar se do të vijojnë me skenarin për bllokimin e seancës plenare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH