Politikë

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, PD letër Kushtetueses: Çështja të shqyrtohet në një seancë publike

Shkruar nga Liberale

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, PD letër Kushtetueses:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që seanca për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, të shqyrtohet në seancë të hapur për publikun dhe mediet.

Në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi, argumentohet fakti se seanca e cila është parashikuar të zhvillohet më 18 Janar, të jetë e hapur për mediat dhe publikun pasi mbart një rëndësi të veçantë.

“Duke pasur parasysh interesin e veçantë publik që mbart shqyrtimi i kushtetutshmërisë së protokollit, pretendimet e kërkuesit lidhur me mungesën e transparencës dhe konsultimit në fazat e negocimit dhe nënshkrimit, praktikën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese si dhe parimin e transparencës mbi të cilën e kryen veprimtarinë e saj gjykata, në mbështetje të nenit 21, pika 1, të ligjit nr 8577/2000, nenit 5, pikat 1, 2 dhe 4, nenit 26, pika 2, nenit 33, pika 3, nenit 37, pika 1 të Rregullores përfundimisht kërkojmë shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin në Kuvend për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët duke marrë në shqyrtim çështjen. Seanca për shqyrtimin e dokumenteve u vendos të mbahet me 18 Janar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH