Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës, Çuçi: E kemi zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese 100%, mos bini pre e spekulimeve!

Shkruar nga Liberale
Mandati i Olta Xhaçkës, Çuçi: E kemi zbatuar vendimin

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi, kur u pyet nga gazetarët pse nuk u zbatua vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, deklaroi se kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese 100%. 

“Nuk është e vërtetë që ne nuk zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar 100%.

Ua kam lexuar në publik çfarë thotë vendimi thotë që shfuqizohen vendimet që ka marrë Kuvendi në lidhje me çështjen e Olta Xhaçkës të dyja vendimet që ka marrë që i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese nuk janë në fuqi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar plotësisht.

Me këtë frymë; për ta çuar deri në fund këtë çështje, ne në Këshillin e mandatave morëm një vendim që t’ia çojmë seancës plenare për t’u shprehur secili deputet për këtë çështje.

Vendimi ka qenë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e mandatit të Olta Xhaçkës. Mos bini pre e spekulimeve! Është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Merreni lexojeni dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese dhe aty shprehet qartë se çfarë përmban.

Dhe nuk ka ndonjë detyrim për parlamentin që ta sjellë me detyrim në Gjykatën Kushtetuese çështjen për papajtueshmëri të mandatit të deputetes Xhaçka. Është tjetër për pjesën e trajtimit sesi ka arritur në atë vendim Gjykata Kushtetuese dhe aty ka 3 arsyetime të ndryshme”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH