Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës në "pikëpyetje", Këshilli i Mandateve shqyrton sot vendimin për deputeten socialiste

Shkruar nga Liberale
Mandati i Olta Xhaçkës në "pikëpyetje",

Këshilli i Mandateve do të mblidhet këtë të hënë për të vendosur mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Burime për mediet bëjnë me dije se mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 14:00 në Kryesinë e Kuvendit. Opozita akuzoi mazhorancës se po e mbron ish ministren dhe nuk po e dërgon për gjykim në Kushtetuese.

Opozita mendon se Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik. Gjykata Kushtetuese që në janar të vitit 2023 ka dhënë një vendim për këtë rast, duke i kërkuar Kuvendit t’i përcjellë çështjen për shqyrtim.

Ndërsa maxhoranca argumentoi se për shumë muaj, nën kaos e konflikt politik, qe e pamundur të zhvilloheshin mbledhje për këto çështje me rëndësi, dhe tashmë është koha e duhur për të ecur përpara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH