Politikë

Macron, në takim me Ramën: Keni mbështetjen tonë. Përshëndes zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare

Shkruar nga Liberale

Macron, në takim me Ramën: Keni mbështetjen tonë.

Është vizita e parë e një kryeministri shqiptar, e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës.

Në këtë vizitë kryeministri u nderua në ceremoninë e mbajtur në  Oborrin e Nderit të “Les Invalides”, në Paris. Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka vlerësuar këtë të fundit për kontributin në “afrimin e Ballkanit drejt BE-së”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi mbështetjen e Francës në rrugën e vendit tonë drejt BE-së. Macron vlerësoi përparimin e bërë nga vendi unë, duke u shprehur “i impresionuar” nga tërësia e reformave të ndërmarra. Po ashtu, Macron përmendi edhe rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe në rajon, duke e konsideruar “një zë të fortë”.

Macron përmendi edhe Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë më 27 shkurt, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

“Bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe sovrane përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së Konferencës së Parë ndërqeveritare, Shqipëria ka vijuar rrugën europian me vendosmëri. Ju keni mbështetjen tonë për tju shoqëruar në këtë rrugë që negociatat të ecin sa më shpejt. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të përparuar. Dua të përshëndes edhe zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurisë të OKB. Së fundmi ju pritët në Tiranë një samit Rajonal ku pritët edhe Presidentin Zelensky. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe zëri juaj është i çmuar”, u shpreh Macron.

Presidenti francez u ndal edhe te marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve, teksa tha se është nënshkruar një hua 120 mln për reformën mjedisore.

“Marrëveshje ndërqeveritare që do t’i japë impuls të ri bashkëpunimit tonë në fushat e menaxhimit të ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe novacionit. Agjencia Franceze e zhvillimit mbështet Shqipërinë në reformat ekonomike dhe tranzicionin energjetik. Nënshkrimi i një huaje prej 120 mln për reformën mjedisore dhe memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Mjedisit do na ndihmojnë të kapërcejmë këto etapa”, theksoi Macron.

Macron, në takim me Ramën: Keni mbështetjen tonë.

Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Macron për faktin që procesi i integrimit u shoqërua me një proces përafrimi dhe rezultatet, siç theksoi Rama, janë sot të dukshme. Kryeministri përmendi edhe Planin e Ri të Rritjes si një hap që, sipas tij, forcon edhe më shumë Europën.

“Dua të të falënderoj për dy gjëra, së pari për vendosmërinë me të cilën e ke nxitur e ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të BP dhe BE duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi, përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe Ballkanit. Plani i ri i rritjes është diçka që shkon në këtë drejtim, një Europë e fortë e bashkuar. Jemi pro francezë sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etaloni i qenies pro europian",deklraoi Rama.

Mes dy qeverive u  nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit, ndërsa kryeministri theksoi se mirëpret çdo investim francez, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi në ekonomi, kulturë dhe inovacion të nivelit të lartë mes dy qeverive do të na hapë dyer të reja, do të na japë mundësi të reja për ta pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri, për të qenë në majë për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim, por nuk e shohim në vendin tonë. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen tonë dhe në historinë tonë si një mbështetje konkrete e prekshme”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH