Politikë

Lulzim Basha përkujton Masakrën e Reçakut: Simbol i sakrificës për liri dhe thirrje për drejtësi!

Shkruar nga Liberale

Lulzim Basha përkujton Masakrën e Reçakut: Simbol i

Kreu i partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë 45 civilë të pafajshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Basha e cilësoi këtë tragjedi si një moment vendimtar në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare kundër spastrimit etnik dhe gjenocidit të regjimit të Millosheviçit.

Postimi i plotë i Bashës: 

Masakra e Reçakut 26 vite më parë, ku u martirizuan 45 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm, mbetet një nga episodet më tronditëse dhe vendimtare në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë. Kjo tragjedi zgjoi ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare, duke i hapur sytë për spastrimin etnik dhe aktet gjenocidale që regjimi i Millosheviçit po kryente ndaj popullsisë civile shqiptare.

Sot, Reçaku është dhe do të mbetet simboli i sakrificës së jashtëzakonshme të një populli që luftoi për dinjitet dhe vetëvendosje, si dhe një dëshmi e nevojës së vazhdueshme për drejtësi dhe ballafaqim me të vërtetën.
Drejtësia për Reçakun, ashtu si edhe për të gjitha krimet mizore kundër popullsisë civile në Kosovë, është thelbësore për të shëruar plagët e së shkuarës, që vijojnë të sëmbojnë për shkak të mohimit të tyre.

Mirënjohje e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Ambasadorit William G. Walker, i cili, si Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i tregoi botës mbarë, se ajo që po ndodhte nën regjimin e Millosheviçit në Kosovë ishte spastrim etnik, ndërsa me librin e tij “Reçak: Historia e një krimi lufte”, i dorëzoi historisë aktet barbare ndaj civilëve shqiptarë, duke e bërë të pamundur që ato të harrohen dhe përsëriten.
I paharruar kujtimi i martirëve të Reçakut!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH