Politikë

Lulzim Basha ngre në Strasburg arrestimin e paligjshëm të Ervin Salianjit: Çështje që meriton vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE!

Shkruar nga Liberale

Lulzim Basha ngre në Strasburg arrestimin e paligjshëm të Ervin

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës.

Përmes një postimi në facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme, mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Mes të tjerash Basha është ndalur dhe tek arrestimi i deputetit të opozitës, Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, i cili sipas tij ishte i paligjshëm.

Sipas Bashës këto dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE. 

Postimi i plotë i Bashës:

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës ditën e premte, pas dënimit të marrë një ditë më parë nga Gjykata e Apelit.

Ai u prit para godinës së Policisë së Tiranës nga dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët i takoi dhe i dhanë mbështetje në momentet e fundit të lirisë. Salianji u shpreh nga Policia e Tiranës se sakrficia e tij nuk do të shkojë dëm.

Salianji u shpall fajtor për “Kallëzim të rremë” për dosjen Babale ku përmes një audio-përgjimi akuzoi vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn si trafikant droge.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH