Politikë

Lulzim Basha: Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Lulzim Basha: Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dekretimin e ligjit për komisionet hetimore nga presidenti Bajram Begaj.

Basha u shpreh se ky është makinacion i kryeministrit Edi Rama që tregon frikën e tij nga e vërteta.

"Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës. Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër”, tha Basha.

Më tej në reagimin e tij, kryedemokrati shtoi se, “sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive”.

“Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot", shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH