Politikë

Lulzim Basha e përjashtoi në 2021, a e njeh Kuvendi Berishën pas rikthimit si pjesë të grupit parlamentar të PD?

Shkruar nga Liberale
Lulzim Basha e përjashtoi në 2021, a e njeh  Kuvendi Berishën pas

Duket se ka një harmoni të heshtur qeveri-opozitë. Sali Berisha sot (3 dhjetor) u rikthye në parlament pas një mungese gati 1-vjeçare, për shkak se ndodhej në masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Por me një vendim të Lulzim Bashës në 2021 kur ishte kryetar i PD, Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi u shpall non grata nga SHBA.

Duket se Parlamenti ka reflektuar kërkesën e demokratëve për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD. Nga një kërkim në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të PD.

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Lulzim Basha është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, edhe pse ai nuk merr pjesë në asnjë strukturë të kësaj force politike.

Lulzim Basha prezantohet se Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH