Politikë

lljazaj: Ilir Meta dyshon se njerëzit e tij po bashkëpunojnë me SPAK-un. Kreu i PL e di që ka njerëz kundër drejtësisë së re

Shkruar nga Liberale

lljazaj: Ilir Meta dyshon se njerëzit e tij po bashkëpunojnë me

Drejtori i Institutit Liberal "Pashko", Ervis Iljazaj deklaron se në mesazhet e tij Ilir Meta lë të kuptohet se brenda PL ka njerëz që bashkëpunojnë me SPAK.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Iljazaj u shpreh se gjuha e përdorur nga Meta në deklaratat e fundit tregon luftën që politika i ka shpallur SPAK.

Sipas tij, Meta e ka bërë ballor këtë sulm ndaj SPAK sepse e di edhe politikisht, është një lloj zgjedhjeje, sot dikotomia politike në Shqipëri është pro SPAK apo kundër SPAK.

Nënteksti që jep Meta është se brenda partisë së tij ka njerëz që bashkëpunojnë me SPAK. Çarja e madhe që ka ndodhur janë nga këto akuza të ndërsjella që po ndodhin. Gjuha e përdorur nga Meta tregon luftën që politika ka hapur me SPAK. Ka dy arsye, së pari kjo kriza e brendshme brenda partisë, janë në krizë politike, ndryshe nga të tjerët sot Meta është në krizë politike, sot nuk ka një aleancë të qartë politike, nuk ka një projekt, çfarë është kjo parti. Unë e kam mbështetur Metën kur ishte president në betejën që bëri për Gjykatën Kushtetuese.


Meta e ka bërë ballor këtë sulm ndaj SPAK sepse e di, edhe politikisht është një lloj zgjedhjeje, sot dikotomia politike në Shqipëri është pro apo kundër SPAK. Meta e di që ka njerëz kundër SPAK sot dhe këtë sulm ballor mos kujtoni se e ka pa strategji se do të krijojë një elektorat”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH