Politikë

Ligji që miratoi sot qeveria për Zonat e Mbrojtura, Basha: Kur të vijmë në pushtet do ta shfuqizojmë

Shkruar nga Liberale
Ligji që miratoi sot qeveria për Zonat e Mbrojtura, Basha: Kur të

Pas votimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat, Basha theksoi se miratimi i këtij ligji është një akt i rëndë që cenon trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore.

Ai vuri në dukje se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do ta shfuqizojë ligjin për Zonat e Mbrojtura. - “Akti për zonat e mbrojtura është një akt i rëndë, cënon qëndrueshmërinë afatgjatë të ambientit, trashëgimisë kulturore. Akt i bërë tinzarisht për t’i shërbyer  interesave të caktuara. Ka nga ata që mendojnë që kjo do të shkojë në Kushtetuese, mund të shkojë. Unë sot kam një zotim publik, që në momentin e parë të mundshëm PD në pushtet do ta shfuqizojë këtë ligj”, u shpreh Basha.

Sipas tij, me këtë ligj qeveria po kërkon të zaptojë zonat e mbrojtura dhe se  ky ligj do t’i nënshtrohet paketës antimafia. “Do t’i nënshtrojë subjektet që përfitojnë nga ky ligj  praktikat më të avancuara të ligjit antimafia. Të gjithë investitorët potencial që kanë fërkuar duart sot me kalimin e këtij ligji, PD nesër në pushtet do shfuqizojë ligjin dhe do të nënshtrojë çdo investitor që përfiton ky ligj, në një hetim me metodat e avancuara anti-mafia. Ky është një kërcënim i hapur për këdo që mendon që duke përfituar nga papërgjegjshmëria  e kësaj qeveria do të përfitojë duke zaptuar dhe shkatërruar zonat e mbrojtura”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH