81 vjet më parë, më 5 janar 1943 – Gazeta shqiptare - amerikane Dielli boton tekstin e një telegrami që krypeshkop Fan Noli i kishte dërguar në dhjetor 1942, Anton Logorecit në Londër, i cili mbante lidhje me Komitetin Shqipëria e Lirë themeluar në Boston nga Çekrezi.
Në telegramin e tij Fan Noli i drejtohej Logorecit me këto fjalë: “Në këtë situatë emergjente, ata që kundërshtojnë mbretin Zog si kryetar legjitim të një qeverie shqiptare në megrim, me një vend në Konferencën e Paqes, bëjnë pavetëdije lojën e armiqve të Shqipërisë. Ju bëj thirrje juve dhe miqve tuaj për të sheshuar mosmarrëveshjet me mbretin Zog si e keqja më e vogël deri në konferencën e ardhshme të paqes dhe përkrahni Frontin e Bashkuar shqiptar, që ështe e vetmja mënyrë për të ndihmuar sa më mire si Shqipërinë edhe Kombet e bashkuara, për të garantuar tërrësine tokësore të Shqipërisë”.
Thuajse një vit më pare (1942), në Uashington, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se Pakti kundër Fuqive të Boshtit ishte nënshkruar nga 26 vende. Por as Etiopia dhe as Shqipëria (vendet e para të pushtuara nga Italia anëtare e Boshtit) nuk ishin ftuar për të nënshkruar dokumentin. Presidenti Ruzvelt, thuhet se, iu drejtua Çurçillit: “Winston, kemi harruar Zogun”.
Megjithatë, mbreti Zog nuk vonoi, dhe i telegrafoi Ruzveltit se Shqipëria bashkohej me Deklaratën e Washingtonit pa asnjë mëdyshje