Politikë

‘Legen, palaço, torollak, thirri mendjes" Meta ashpërson gjuhën ndaj Dumanit: Nga burgu do ta shpërbëj celulën tënde

Shkruar nga Liberale
‘Legen, palaço, torollak, thirri mendjes" Meta ashpërson

Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp krah Tedi Blushit dhe Erisa Xhixhos për të orientuar Konventën Kombëtare në fund të prillit se ata të dy do të jenë njerëzit më të besuar të tij. Ai president i partisë, Xhixho si zv-Presidente dhe Blushi Sekretar i Përgjithshëm.

Meta tha se do do të ndalojë nepotizmin në parti, por i la gjithashtu rrugë të hapur Monika Kryemadhit që të garojë përballe tij në garën për drejtimin e partisë. Deri këtu Meta i hapi letrat me njerëzit që do e ndjekin dhe i mbylli me ata të bashkëshortes së tij.

Por ajo që Meta paralajmëroi qartazi ishte raporti i tij me drejtësinë, kur akuzoi ashpër Altin Dumanin si kreu i SPAK.

Meta nuk e fshehu as faktin se mund të përfundojë në burg pas përfundimit të hetimeve në SPAK të CEZ-DIA, duke i adresuar gjuhë të ashpër vetë drejtuesit (Altin Dumani) që ka çështjen e tij në dorë.

Mbështes deklaratën e ambasadës amerikane dhe KLP-së. KLP-ja është krijuar mbi bazë të emërimeve të Arta Markun, që u vendos në krye të prokurorisë në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe aleatët ua kam thënë që drejtësinë e keni ju dhe Edi Rama dhe për çdo gjë e keni ju përgjegjësinë. Prokurorët e SPAK nuk janë si Dumani. Në SPAK dhe edhe prokurorë që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Po i them dum-Dumanit, tre herë ke përmendur emrin tim që po më heton për CEZ-DIA, me ke çuar edhe njerëz që të iki nga Shqipëria. Nuk jam legen si ty unë. Merresh me vjehrrën time ti. Po pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt? Po Meta nga burgu do ta shpërbëjnë celulën kriminale që ke aty? Hajde dil me mua në debat televiziv. Je injorant. Të ka thënë ty amerikanët të më fusësh në burg? Po që tani? Nuk zutë mend vend ju palaço? O palaço, o dum-Duman, torrollak, thirri mendjen, reflekto, thelloju. Nuk është kërcënim, është këshillim që po të jepet. Hape CEZ-DIA me urdhër të Edi Ramës. I ke vajtur 20 herë në burg Ismailajt", u shpreh Meta

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar edhe më herët kryetarin e SPAK, Altin Dumani duke e cilësuar si ‘kushëririn e Nuredin Dumanit’, killerit me pagesë, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Ai e akuzoi kreun e SPAK edhe për lidhje e takime me Charles Mcgonigal, si dhe për përdorjen politike që po i bëhet këtij institucioni për llogari të Edi Ramës.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe drejtuesi  i SPAK-ut janë përplasur ashpër në distancë. Një ditë pasi  ish president Meta akuzoi Dumanin se ka takuar ish-agjentin e  FBI-së, Charls Mcgonngal, kreu i SPAK-ut, përmes një  deklarate mohoi akuzat duke i cilësuar ato si sulme politike./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH