Politikë

Ky është NJERIU I VITIT sipas Edi Ramës: Të keqin nuk e njoh!

Shkruar nga Liberale
Ky është NJERIU I VITIT sipas Edi Ramës: Të keqin nuk e
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me njeriun e vitit si edhe personazhin më negativ të 2023. Ai nuk preferoi të fliste për njeriun e vitit, ndërkohë që tha se nuk e njihte “të keqin”. Sipas kryeministrit njeriu i vitit është trajneri i kombëtares, Sylvinho.

“Njeriu i vitit është Sylvinho dhe nga ana tjetër, besoj që është fat dhe privilegj të jesh në këtë detyrë dhe ta kesh parë dy herë Kombëtaren të shkojë në Evropian. Besoj që pa asnjë diksutim ajo që ka bërë tjarneti i ekipit tonë Kombëtar me stafin e tij është gjëja më e bukur që ka ndodhur këtë vit. Kurse njeriu më i keq i vitit, nuk e njoh”.- u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH