Politikë

Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nder të Mjeshtrit të Madh, Jorgo Papingji

Shkruar nga Liberale

Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nder të Mjeshtrit të Madh,

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur, Jorgo Papingji.

Deputetja Mimi Kodheli tha se kërkonte të dilte nga rregullorja e punimeve në seancë, për të mbajtur një minutë heshtje për mjeshtrin e madh.

“Para 2 orësh ka ndërruar jetë mjeshtri i madh Jorgo Papingji. Unë shoh të arsyeshme që të mund të mbajmë këtu në Kuvend një minutë heshtje në nderim të veprës së tij të jashtëzakonshme”– mësohet të jetë shprehur Kodheli.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH